Basha “pajtohet” me FRPD, përfaqësim në zgjedhjet lokale 2019

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, ka arritur të shuajë mosmarrëveshjet dhe qejfmbetjet me përfaqësuesit e Forumit Rinor Demokrat në lidhje me zgjedhjet e 25 qershorit. Në një mbledhje maratonë të zhvilluar mbrëmjen e së martës, drejtuesit e FRPD-së i kanë kërkuar shpjegime kreut të PD- së në lidhje me mospërfshirjen në listat e kandidatëve për deputetë, në një kohë që gjatë fushatës ishte premtuar se 35% e listave do të përbëheshin nga anëtarë të forumit. Burime nga kjo mbledhje konfirmojmë se kreu i PD- së u ka shpjeguar të rinjve të FRPD- së kushtet në të cilat u hartuan listat, duke kërkuar edhe ndjesë për një përfshirje jopërfaqësuese për të rinjtë demokratë. Basha ka premtuar se në zgjedhjet vendore të rinjtë e FRPD- së do të përbëjnë emrat kryesorë në listat e Këshillave Bashkiakë, madje mund të ketë edhe kandidatë për kryetarë bashkish. Kreu i FRPD- së, Belind Këlliçi, në Facebook deklaroi se PD do të nisë një rrugë të re, e bashkuar dhe me kundërshtar të vetëm Edi Ramën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.