Topalli: Mjerimi në Shqipëri është alarmant

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Ish- deputetja demokrate, Jozefina Topalli, duke komentuar shifrat e anketimet e Barometrit të Ballkanit për vitin 2017, deklaroi se mjerimi në Shqipëri është alarmant. “Mjerimi në Shqipëri është alarmant. Këtë e konfirmojnë edhe shifrat. Sondazhi për Ballkanin nxjerr të vërtetën e hidhur për shqiptarët: ata nuk përballojnë nevojat bazë të jetës së përditshme; ndërkohë që politika vetëm për këtë as nuk flet, as nuk pyet. Këto janë edhe disa nga arsyet pse 56% e shqiptarëve duan të ikin. Këto janë dhe disa nga arsyet pse mbi 200 mijë shqiptarë kanë ikur vitet e fundit. Kjo është dhe pasoja e korrupsionit pa kufi e pa llogari”, shkruan Topalli. Ish- deputetja e PD-së kujton se në shifrat e anketimit të dhëna kaq të zymta nuk paraqesin as të intervistuarit në Kosovë dhe Bosnjë, vende me të ardhura të ngjashme me vendin tonë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.