Bushati në Hungari: Vetingu, kyç për hapjen e bisedimeve

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, mori mbështetje nga homologët e Punëve të Jashtme, pjesë e Konferencës së Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor. Bushati ishte i pranishëm në takimin me homologët në Hungari, vend i cili mori dhe Presidencën e grupit të Vishegradit. Diskutimet u përqendruan në identifikimin e hapave për përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE- së në rajon, jo vetëm si një ushtrim teknik, por edhe si një instrument në përballjen me sfidat e sigurisë në Europë. Në mënyrë specifike për Shqipërinë, vendet e grupit të Vishegradit shprehën mbështetjen për caktimin sa më shpejt të një date për fillimin zyrtar të negociatave për aderimin në BE. Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme, “Ata vlerësuan progresin e Shqipërisë, sidomos për reformën e sistemit të drejtësisë, dhe kërkuan që ky progres të reflektohet qartë në vendimmarrjen e BE- së. Ministri nënvizoi rëndësinë e vijimit të axhendës së zgjerimit si një element thelbësor për rajonin tonë, por edhe për vetë BE- në. Duke informuar mbi progresin e vazhdueshëm në zbatimin e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, ministri Bushati theksoi se ‘ zbatimi i ligjit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është hapi kyç për të vijuar me vendosmëri në procesin e hapjes së bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Europian’”.

Ditmir Bushati në Hungari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.