FMN: TAKSA E PRONËS TË PAGUHET NË FATURAT E UJIT FONDI MONETAR

Panorama (Albania) - - EKONOMI -

Ndërkombëtar ka rekomanduar që taksa e pronës të mblidhet në faturat e ujit dhe të energjisë. “Ministria e Financave po kryen programe pilote me katër bashki të mëdha për të përforcuar mbledhjen, duke ndarë të dhënat e pronave në shkallë kombëtare, duke integruar faturat e taksës së pronave në faturat e ujit dhe energjisë, dhe duke mbledhur taksën e pronës të bazuar sipas zonës, në bazë të ligjit aktual. Gjithashtu po përgatiten edhe ndryshime legjislative”, thuhet në raportin e FMN- së. Që taksa e pronës të jetë e zbatueshme, duhet që kadastra fiskale me të dhënat e vlerës së pronës të jetë funksionale. Qeveria ka në plan që ligji i ri me llogaritjen e taksës së re të zbatohet në një projekt pilot ku në fokus janë 4 bashki, si ajo e Tiranës, Fierit, Korçës dhe Durrësit. Më herët ministri i Financave, Arben Ahmetaj lajmëroi se brenda dy vjetësh kadastra fiskale e prones do të jete gati.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.