Breshëria rrezikoi dhjetëra qytetarë

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Ngjarja e rëndë ndodhi në një lagje mjaft të frekuentuar dhe në një orar ku ka qarkullim të madh të qytetarëve e mjeteve. Breshëria e armëve ka terrorizuar banorët e shumtë që janë ndodhur në ato momente afër vendit të ngjarjes. "Askush nuk mundi t'i shihte autorët, pasi gjithçka ndodhi në harkun e pak sekondave. Pamë një makinë që hapi zjarr. U ndalua vetëm për pak sekonda dhe më pas shtoi shpejtësinë e u largua. Askush nuk arriti t'i dallonte pasi të terrorizuar njerëzit vrapuan të fshiheshin. Plumbat kapën edhe një kalimtar. U rrezikua jeta e dhjetëra kalimtarëve që ndodheshin në atë moment. Të gjithë u larguan me shpejtësi. Askush nuk priti në vend të vinte policia. Njerëzit ishin në panik", shprehet një banor i Lushnjës, i cili ka një aktivitet privat në afërsi të vendit të ngjarjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.