SHEMBULL

Panorama (Albania) - - EKONOMI -

Për ta konkretizuar për qytetarët formulën e Fondit Monetar Ndërkombëtar bazuar mbi çmimet fiskale të zonave fiskale të Tiranës, llogaritim se sa do të paguajë një familje që banon në një apartament në zonën e Bllokut me sipërfaqe 100 m2. Për zonën e ish- Bllokut që përkon me zonën kadastrale nr. 5, çmimi fiskal është 190 mijë lekë/ m2. Vlera e një shtëpie me sipërfaqe 100 metra katrorë është 19 milionë lekë. Duke përfshirë edhe një çmim trualli 250 mijë lekë për familje, vlera e shtëpisë llogaritet 19,250 mijë lekë. Nëse shtëpia do të taksohet me 0,075%, që është niveli i ulët i propozuar nga FMN, për këtë apartament do të paguhet 14,437 lekë në vit. Në rast se do të llogaritet me variantin e dytë që taksa të jetë 0,15 për qind e vlerës së shtëpisë, për këtë apartament do të paguhet 28,875 lekë në vit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.