Vuante nga një sëmundje e rëndë, shuhet Dritan Prifti

Nga drejtimi i KESH, te garantimi dhe lëkundja e qeverisë Berisha- Meta në 2009

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - Dritan Prifti

Ish- ministri dhe ish- deputeti Dritan Prifti ka ndërruar jetë në moshën 49- vjeçare, pas një beteje 1vjeçare me leuceminë.

Në komunikimin e fundit të tij publik, Prifti premtoi rikthimin në politikë dhe u kërkoi mbështetësve të tij të luten që ta kalojë sa më shpejt sëmundjen nga e cila vuante. Prej një viti, Prifti ka kryer mjekime intensive në Itali dhe Gjermani për të luftuar sëmundjen e tij, por për shkak të gjendjes së rënduar dhe kur mjekët hoqën shpresat, ish- deputeti është sjellë dy ditë më parë në shtëpinë e tij, ku momentet e fundit të jetës i ka kaluar pranë familjarëve të tij.

KARRIERA Dritan Prifti, në karrierën e tij politike është bërë shpeshherë pjesë e ngjarjeve të bujshme, përmes vendimeve të guximshme dhe deklaratave të forta që ka ar- tikuluar. Karrierën e tij politike Dritan Prifti e nisi në vitin 1997, kur për dy vjet ka qenë shef kabineti në Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale. Në vitin 2000, Priftit iu besua drejtimi i Korporatës Energjetike Shqiptare, ku ndonëse arriti ta merrte kompaninë me një nivel të borxheve në masën 30 milionë dollarë, arriti t’i çonte fitimet në 50 milionë dollarë. Pas drejtimit të KESH- it, Dritan Prifti shërbeu si shef i Kabinetit të Kryeministrit dhe në vitin 2001 kandidoi dhe arriti të merrte mandatin e deputetit nën siglën e PS. Nga viti 2001- 2002 drejtoi Ministrinë e Energjetikës. Pjesë e so- cialistëve qëndroi vetëm 2 vite, pasi më pas vendosi të bëhej pjesë e themelimit të LSI-së së bashku me Ilir Metën. Në zgjedhjet e vitit 2009, Dritan Prifti ishte njeriu që “bekoi” marrëveshjen PD-LSI kur, në kohën që ende nuk ishte mbyllur numërimi i kutive, deklaroi se ai do të bënte votën e 71të për PD-në. Në koalicionin qeverisës PD- LSI, Prifti mbajti postin e ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës. Ishte vendimi i tij për të filmuar një bisedë me Ilir Metën dhe publikimi i saj në një emision investigativ që solli edhe një nga ngjarjet më të bujshme politike, e cila u pasua edhe me ngjarjet e 21 janarit. Pas skandalit të videos, Prifti u shkarkua nga detyra e ministrit dhe vijoi si deputet i pavarur deri në vitin 2013. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, Prifti nuk mundi të marrë mandatin e deputetit duke iu përkushtuar më pas botës së biznesit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.