“Berisha i rrjedhur”, Rama: E thashë nëpër dhëmbë

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kryeministri Edi Rama e ka pranuar se e ka quajtur Berishën “të rrjedhur”, por e ka kaluar me të qeshur, duke thënë se i doli nga shpirti. “Unë s’kam pasur në asnjë moment as nervozizmin më të vogël dhe jo më të kem nervozizmin e atillë sa të fyej kënd. Nëse në një moment të caktuar më ka dalë nga shpirti një shprehje nëpër dhëmbë, siç e thatë ju, kjo nuk është një arsye për të kërkuar pezullimin e punimeve të Parlamentit”, tha dje Rama. Ai e ka quajtur sjelljen e opozitës në Parlament sikur janë në një klub të dehurish. “Nuk po ia dalim dot që të arrijmë në momentin kur opozita të bindet që Parlamenti klub të dehurish, siç ishte për 4 vjet, ka vdekur më 25 qershor. Parlamenti ka nisur të funksionojë dhe do vazhdojë të funksionojë, do apo nuk do PD- ja, bashkë me motrën tonë të përbashkët, LSI- në”, u shpreh Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.