RUÇI I PREU FJALËN RAMËS, TOLEROI BUSHATIN

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Gramoz Ruçi i ka prerë dje fjalën edhe Kryeministrit Edi Rama. Gjatë replikës 2minutëshe në Parlament të Ramës me Vangjel Dulen, kreu i qeverisë ka folur vetëm 27 sekonda më shumë se koha e lejuar për procedurë. Ruçi ia ka ndërprerë fjalën kryeministrit dhe Rama ka limituar fjalën e tij, që më parë zgjaste pa limit. Ndërkohë që Sali Berisha në replikën e parë me Ditmir Bushatin, që kishte në dispozicion 2 minuta, për herë të parë harxhoi vetëm 1 minutë e 30 sekonda. Ndërkohë që në replikën e dytë, Ruçi e ka toleruar Berishën vetëm 47 sekonda më shumë dhe më pas ia ka ndërprerë fjalën. I vetmi që foli 5 minuta më shumë ishte Bushati, i cili përfitoi nga rasti, pasi Gramoz Ruçi po fliste në telefon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.