Berisha: Pasaporta shqiptare për çdo qytetar të Kosovës

“Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës të firmosin një marrëveshje për dyshtetësinë”

Panorama (Albania) - - POLITIKE - TIRANE

Ish- kryeministri Sali Berisha mbështet propozimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për pajisjen e shtetasve kosovarë me pasaporta shqiptare.

Ishte Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që në një takim zyrtar i kërkoi Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta pajisjen e shtetasve kosovarë me pasaporta shqiptare në mënyrë që ata të mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen. Lidhur me këtë çështje Berisha propozon që të dy vendet të firmosin marrëveshjen për shtetësinë që qytetarët e dy vendeve të mund të marrin nënshtetësi nëse ata dëshirojnë. “Unë përkrah dhe mbështes çdo hap që njëson praktikat e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë. Së dyti, lidhur me problemin konkret unë mendoj se një qëllim tjetër më madhor duhet të qëndrojë prapa këtij propozimi të drejtë. Pra është e domosdoshme që qeveria e Kosovës dhe qeveria shqiptare, të firmosin si dy vende të pavarura, por që ndajnë një komb unik, të firmosin marrëveshjen mbi shtetësinë, në përputhje me të cilën çdo shqiptar që banon në Shqipëri do ketë automatikisht në një formular dhe shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe anasjelltas. Kjo është parashikuar në një vendim të qeverisë së mëparëshme të vitit 2012, në të cilën duke studiuar me vëmëndje legjislacionin…. Ju e dini që ka ekzistuar një dekret i presidentit i vitit 1992, që i njihte shtetësinë shqiptare shqiptarëve kudo që jetonin në trevat e tyre ose në botë. Ky dekret, për fat të keq, nga pozicione albanofobike u la mënjanë dhe u bë një ligj, i cili pengonte në mënyrat më maksimale marrjen e shtetësisë shqiptare nga shqiptarët. Megjithatë, duke e studiuar atë ligj me ekspertët më të mirë arritëm që të bëjmë një vendim, në përputhje me të cilin, shqiptarët kudo që ishin, përveçse në Republikën e Kosovës, merrnin shtetësinë shqiptare kundrejt mbushjes së një formulari nëse e dëshironin atë. Per Republikën e Kosovës, duke qënë se kemi të bëjmë me një vend të pavarur, ky vendim parashikon një marrëveshje ndërshtetërore mi- dis dy shteteve Shqipërisë dhe Kosovës, që tu njohin qytetarëve të tyre të drejtën e shtetësisë që dëshirojnë ose të dy- shtetësive”, deklaroi Berisha në një intervistë për radiao Dukagjini. Berisha kërkon që propozimi që ka bërë presidenti i Kosovës të merret seriozisht nga qeveria shqiptare, duke theksuar se anjë e keqe nuk do t’i vinte Shqipërisë nga ky vendim. “Uroj që propozimi i zotit Thaçi të merret në mënyrë më serioze dhe qeveritë të pregatisin marrëveshjen për të drejtën e shtetësisë të shqiptarëve kudo që banojnë. Kjo pastaj zgjidh dhe probleme të tjera, por ne nuk mund të rrimë pa u dhënë shqiptarëve këtë të drejtë një minutë e më parë. Nuk synon kjo çështje e Shengen. Kjo synon vendosjen e një norme kombëtare që është jetike për kombin shqiptar. Pse paskan të drejtë kombe të tjera përreth të aplikojnë të drejtën e shtetësisë për bashkombasit e tyre në vende të tjera dhe nuk qënka problem kjo? Nuk mund të jetë Shengen një pengesë në asnjë rrethanë. Sikundër dua të them këtu, se në mënyrë absolute Kosova është një nga vendet që ka standartet më të mira përsa u përket kritereve ose kërkesave për heqjen e vizave. Heqja e vizave është një e drejtë që u është njohur dhe vendeve, të cilat ndofta dhe për 100 vitet e ardhshme nuk kanë ndërmënd të integrohen në BE.”, shprehet Berisha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.