Meta me Haradinajn: Mbështetje për proceset integruese

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë është takuar me Kryeministrin Ramush Haradinaj. Kreu i shtetit shqiptar theksoi gjatë takimit se ka ardhur koha që marrëdhëniet të pasurohen më shumë dhe çështjet e prekshme e konkrete të gjejnë zgjidhje për qytetarët e të dyja shteteve. “Është i rëndësishëm trajtimi i të gjitha çështjeve dypalëshe, të cilat mund të marrin udhë përmes vendimmarrjes politike gjatë takimit të ardhshëm të dy qeverive. Siguroj se do të keni mbështetjen e fortë e të gjithanshme të Shqipërisë për Kosovën në proceset integruese europiane dhe euroatlantike, si dhe anëtarësimin e plotë në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare”, deklaroi kreu i shtetit. Në mënyrë të veçantë gjatë takimit, Presidenti Meta iu referua nevojës së madhe për liberalizimin sa më shpejt të regjimit të vizave nga ana e BE- së për qytetarët e Kosovës. Ndërsa, duke vlerësuar nevojën e vazhdimin dhe përmbylljen e dialogut mes Kosovës e Serbisë, Presidenti Meta u shpreh se vijimi dhe konkretizimi i këtij dialogu nuk është i rëndësishëm vetëm për këto dy vende. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Presidenti Meta është takuar edhe me kryetarin e Parlamentit, Kadri Veseli. Presidenti Meta e siguroi kryeparlamentarin Veseli për vazhdimin e mbështetjes së fuqishme e të gjithanshme të Shqipërisë ndaj axhendës europiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe anëtarësimit të saj të plotë në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.