Kontabilistët, ja efektet e skemës së TVSH të biznesit

Binaj: TVSH do rrisë çmimet, Dhamo: Biznesi nuk falimenton, do t’i ulet fitimi

Panorama (Albania) - - EKONOMI - Sotiraq Dhamo Agim Binaj

Qindra biznese të mëdha vendase dhe të huaja kanë marshuar dje paqësisht në bulevardin “Dëshmorët e kombit” në mbështetje të nismës së qeverisë për të luftuar informalitetin.

Qindra biznese të mëdha vendase dhe të huaja kanë marshuar dje paqësisht në bulevardin “Dëshmorët e kombit” në mbështetje të nismës së qeverisë për të luftuar informalitetin. Me një tullumbace të zezë në duar, që simbolizonte njollën e zezë të informalitetit, biznesi apeloi për ndalimin e tij. Marshimi u organizua nga “Bashkimi Tregtar i Shqipërisë” dhe kishte si qëllim sensibilizimin e qytetarëve dhe biznesit për efektet negative në ekonomi të informalitetit. Protesta u mbështetet edhe nga kontabilistët. I kontaktuar nga gazeta, profesor Sotiraq Dhamo tha se kjo dëshmon që bi- znesit të ndershëm “i ka vajt thika në palcë” nga konkurrenca e pandershme, pasi i duhet të paguajë më shumë taksa. Eksperti Agim Binaj pohon se aktualisht 45 për qind e ekonomisë është informale, referuar statistikave të institucioneve ndërkombëtare, çka dëmton jo vetëm tregun, por edhe largon investitorët.

EFEKTET E TVSH

Për të luftuar informalitetin, qeveria do të zbatojë skemën e TVSH- së, ku përfshin edhe biznesin e vogël. Por për efektet e skemës së TVSH- së kontabilistët ndajnë mendime të ndry- shme. Profesor Sotiraq Dhamo u shpreh se përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVShsë nuk rrit çmimet, pasi ato vendosen nga tregu. “Bizneset e vogla pa TVSH janë në dy grupe, ata që kanë të njëjtin çmim si konkurrentët e tyre dhe po të duan këta nuk mund të rrisin çmimin më shumë se konkurrenti, pasi humbasin klientin, pra çmimet i vendos tregu. Ndërsa grupi tjetër i bizneseve pa TVSH, që realisht në praktikë e kanë pasur çmimin më të ulët se konkurrentët e tyre, kanë mundësi të rrisin çmimet. Në këtë kontekst, kjo i vendos konkurrentët në pozita të barabarta. Për qytetarët, çmimi nuk do të rritet më shumë se tregu. Nuk është tragjike sa flitet, biznesi do ta ndiejë që do t’i ulen të ardhurat e tyre, por kjo nuk do të çojë në faliment”, shpjegon Dhamo. Përveç kësaj, Dhamo pohon se aplikimi i TVSH- së është një kosto e përballueshme nga biznesi. Agim Binaj u shpreh se skema e TVSH- së do të rrisë çmimet, ndaj qeveria duhet të aplikojë përshkallëzim të TVSH- së për artikujt ushqimorë dhe shërbimet. “Biznesi nuk do të falimentojë, pasi tatimin mbi vlerën e shtuar nuk e paguan biznesi, por e paguan konsumatori, pasi biznesi do të shesë produktet me 20 për qind më shumë. Pra, biznesit të vogël nuk i rriten taksat, TVSH nuk ngarkon biznesin, por konsumatorin. Prandaj qeveria duhet të përshkallëzojë TVSH- në për artikujt ushqimorë, për restorantet, për shërbimet”, u shpreh Binaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.