Vëllai i të vrarit betohet për hakmarrje

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Vëllai i Zamir Latifit, Mario, nëpërmjet rrjeteve sociale ka shprehur dhimbjen e tij për ikjen e parakohshme të vëllait. Në kushtet e tronditjes së fortë nga humbja e vëllait, ai shprehet për hakmarrje. Ai u është përgjigjur komentuesve duke u zotuar se nuk do ta lërë me kaq këtë ngjarje. "O do më vrasin dhe mua, o do i vras unë ata që më vranë shpirtin tim, zemrën time", iu përgjigj ai komentuesve që i shprehnin ngushëllime në një status në Facebook, ku ai i dërgonte të vëllait që nuk jeton më këngën e preferuar, të cilën e dëgjonin bashkë. Edhe vëllai i Jurgenit, Darion Hoxha, në Facebook i ka dhënë lamtumirën e fundit të vëllait, teksa ka postuar një foto bashkë me të.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.