Testet e ADN- së, javën që vjen do të dëshmojë eksperti

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Javën e ardhshme pritet që në këtë proces të dëshmojnë ekspertët e mjekësisë ligjore për të shpjeguar testet e ADN- së së gjakut të gjetur në makinën e Dalipajt, 3 javë pas sekuestrimit. Gjithashtu, avokatët mbrojtës kanë kërkuar edhe ballafaqim me ekspertët gjermanë që ekzaminuan aparaturën GPS të mjetit tip "Mercedes ML" të të ndjerit Dalipaj, që u vra në një atentat në Sukth, disa kohë më vonë. Deri tani, ekspertiza shqiptare, e cila tentoi të dekodonte materialet e ardhura nga Gjermania për GPSin ka dështuar të nxjerrë të dhëna që ndihmojnë Prokurorinë, në lidhje me vendndodhjet apo lëvizjet e mjetit në datat kur ndodhi vrasja e Gaz Çollakut.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.