QEVERIA, 5 MILIONE LEKE PER KURIMIN E AKTORIT NDRIÇIM XHEPA

Panorama (Albania) - - SPECIALE -

Shëndeti e aktorit Ndriçim Xhepa, vazhdimisht, gjatë viteve të fundit, është prekur nga një sëmundje aspak e lehtë për t'u ndjekur e përmirësuar. Kjo ka qenë arsyeja pse qeveria ka miratuar vendimin për t'i akorduar një fond prej 5 milionë lekësh ( të rinj), për të mbuluar shpenzimet e kurave. Urojmë jo vetëm të jetë e mjaftueshme, por të kapërcejë sëmundjen dhe ta shohim sërish, siç jemi mësuar e kënaqur gjithë këto vite me të në skenë. Këshilli i Ministrave, në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë dhe Ligjit nr. 130/ 2016, "Për buxhetin e vitit 2017", të ndryshuar, "Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2017", me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave vendosi: "Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Ndriçim Xhepa, në masën 5 000 000 ( pesë milionë) lekë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.