SHBA dhe Izraeli dalin nga UNESCO

Panorama (Albania) - - BOTA -

SHBA dhe Izraeli kanë njoftuar të enjten se nuk do të jenë më anëtare të agjencisë kulturore UNESCO, pasi Uashingtoni e akuzoi atë për qëndrim antiizraelit. Tërheqja e Uashingtonit do të thotë një të pestën më pak fonde për UNESCO, organizata me bazë në Paris, e themeluar pas Luftës II Botërore për të ndihmuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore rreth botës. "Ky vendim nuk është marrë me lehtësi dhe reflekton shqetësimet e SHBA në lidhje me UNESCO, nevojën për reforma thelbësore të organizatës dhe qëndrimin antiizraelit të saj", tha zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert. Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se edhe Izraeli do të tërhiqet nga anëtarësimi, duke e cilësuar vendimin e SHBA të guximshëm dhe moral. Drejtoresha e përgjithshme e UNESCO, Irina Bokova, shprehu keqardhjen që në një kohë konfliktesh që po ndajnë shoqëritë rreth botës, SHBA tërhiqet nga agjencia e OKB që promovon edukimin për paqen dhe mbrojtjen e objekteve të rrezikuara kulturore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.