Zvicër, presidenti i PSG- së hetohet për korrupsion

Panorama (Albania) - - SPORT -

Korrupsion për blerjen e të drejtave televizive për botërorët. Është kjo akuza e ngritur ndaj Nasel Al- Khelaifit, pronarit të PSG- së. Në shënjestër ka përfunduar edhe transmetuesi televiziv nga Katari, "beIN Sports", ku AlKhelaifi është president dhe administrator i deleguar. Sipas hetimit të nisur nga Policia zvicerane, bosi i PSG- së ka paguar ryshfet për të paracaktuar fatin e ankandeve të së drejtës televizive të kompeticioneve, me bashkëpunimin e ish- sekretarit të përgjigjëm të FIFA- s, Zherom Valcke. "Më 20 mars 2017, Ministria Publike e Konfederatave nisi një proces penal ndaj Al- Khelaifit për korrupsion privat, mashtrim dhe falsifikim dokumentesh". Ndërsa Vacke akuzohet se ka pranuar avantazhe të paligjshme në lidhje me akordimin e së drejtës televizive të Botërorit për disa vende në Kupën e Botës 2018, 2022, 2026 dhe 2030. Al- Khelaifi akuzohet për të drejtën televizive të botërorëve 2026 dhe 2030".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.