IULIANO: NGA FERRI NË PARAJSË

Panorama (Albania) - - SPORT -

Partizani arriti fitoren e parë në kampionat, në një transfertë të vështirë si ajo e Durrësit. Një fitore shpëtimi për trajnerin italian Mark Iuliano, i cili rrezikonte shkarkimin në rast të një rezultati tjetër negativ. Në intervistën pas ndeshjes për "Supersport", Iuliano u duk i çliruar. "Më kanë pëlqyer shumë gjëra, mbi të gjitha karakteri. Kemi arritur të kalojmë nga ferri në parajsë, kundër një kundërshtari të fortë. Kemi gabuar në disa gjëra, kemi gabuar në disa pasime që dukeshin të thjeshta. Skuadra reagoi mirë, u largua mallkimi i shënimit të golit, në pjesën e dytë kishim më shumë dëshirë dhe arritëm të çliroheshim".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.