Vendim historik në Indi, ndalohet dhuna seksuale ndaj fëmijëve të martuar

Panorama (Albania) - - BOTA -

Gjykata e Lartë e Indisë ka hedhur poshtë një klauzolë ligjore që lejonte meshkujt të angazhoheshin në seks bashkëshortor jokonsensual me vajzat e mitura, 15- vjeçare. Vendimi historik gjithashtu ngriti moshën e pëlqimit seksual për të gjitha femrat, deri në 18 vjeç. "Marrëdhëniet seksuale me një vajzë nën 18 vjeç janë përdhunim, pavarësisht nëse ajo është e martuar apo jo", thuhet në vendim. Masa është marrë si një përpjekje për t'u dhënë fund martesave të vajzave të vogla në Indi, një praktikë shumë e zbatueshme në pjesët rurale të vendit. Sipas të dhënave, çdo vit martoheshin mbi 3 milionë vajza të mitura, që në moshën tetëvjeçare. Martesat sajoheshin nga prindërit e tyre, në këmbim të pako gjëje. Praktika ndodhte me familje të varfra, të cilat i martonin vajzat e tyre 8 apo 9- vjeçare edhe me meshkuj mbi 70- vjeçarë. Ka pasur shumë raste ku vajza të vogla kanë humbur jetën në natën e parë të martesës së tyre për shkak të dhunës seksuale të bashkëshortëve, edhe pse ligji nuk e lejonte që kjo procedurë të kryhej me vajzat nën 15 vjeç. Tani mosha është rritur në 18 vjeç. Jayna Kothari, nga Grupi i të Drejtave të Fëmijëve, një OJQ që punon për të parandaluar martesën e fëmijëve, tha për CNN se vendimi do të krijojë një uniformitet ligjesh. "Nëse nuk penalizohet marrëdhënia seksuale brenda martesës me një vajzë nën moshën 18- vjeçare, Ndalimi i Aktit të Martesës së Fëmijëve ( PCMA) nuk vlen të zbatohet", tha ajo. Martesat e fëmijëve janë të paligjshme në Indi, por mbeten të përhapura në të gjithë vendin.

Një vogëlushe e mbijetuar pas përdhunimit në Uttar Pradesh, Indi, në vitin 2016

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.