Alibeaj: Balla konfirmoi gënjeshtrën e Ramës

“Nuk ka asnjë vendim gjyqësor për fajësinë e Zaganit”

Panorama (Albania) - - POLITIKE - Enkelejd Alibeaj

Partia Demokratike i ka dalë në mbrojtje ish- oficerit të Antidrogës, Dritan Zagani. Në një deklaratë për mediat në mbrëmje, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar se PS pranoi zyrtarisht gënjeshtrat e Ramës. “Para dy ditësh Rama gënjeu drejtpërdrejt miliona shqiptarë, kur për të mbrojtur Tahirin dhe Habilajt, sulmoi përsëri Dritan Zaganin si “të dënuar nga Krimet e Rënda”. Sot për të dytën herë radhazi Balla konfirmoi zyrtarisht gënjeshtrën e Ramës: Vendimi është i gjykatës së Vlorës, dhe jo i Krimeve të Rënda, siç tha Rama. Është për largim nga vendi, jo për shpërdorim të detyrës. Pasi Zagani zbuloi dhe denoncoi trafikun e drogës së Habilajve, Saimir Tahiri dërgoi oficerët e shërbimit të kontrollit të brendshëm të Ministrisë së tij dhe e arrestoi në mes të natës. Po këta vartës të Tahirit e paditën Dritan Zagarin në Prokuror- inë e Krimeve të Rënda. Por akuzat e tyre ishin kaq të pabaza sa Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk e mori përsipër hetimin dhe ja kaloi çështjen Prokurorisë së Vlorës vetëm për shpërdorim detyre”, tha Alibeaj. Deputeti demokrat kujtoi gjithash- tu se procesi gjyqësor i nisur ndaj oficerit Dritan Zagani në kohën e Saimir Tahirit, nuk është mbyllur ende me vendim të formës prerë. “E vërteta është se Rama– Tahiri kanë qenë në dijeni të plotë të veprimtarisë kriminale të Habilajve dhe jo vetëm. Kanë qenë frymëzues, mbështetës dhe përfitues të saj, siç del nga përgjimet e Antimafias italiane. Kanë qenë në dijeni, e kanë ndihmuar dhe e kanë bekuar trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve. Kanë përfituar prej saj dhe kanë blerë edhe zgjedhjet me milionat e drogës. Para dy ditësh, Edi Rama gënjeu publikisht se Zagani është i dënuar nga Krimet e Rënda. Pasi gënjeshtra e tij doli zbuluar, sot serviri përmes Taulant Ballës një masë e sigurimi të Krimeve të Rënda. E vërteta është se deri më sot nuk ka asnjë vendim gjyqësor për fajësinë e Zaganit. Se masa e sigurimit “arrest në burg”, e kërkuar në vitin 2014 pranë Krimeve të Rënda, është një tullumbace e shfryrë, nga vetë kjo Gjykatë për mungesë provash. Se sot nuk ka asnjë procedim penal te Krimet e Rënda ndaj Zaganit. Se procedimi penal është përcjellë në Gjykatën e Fierit dhe pas më shumë se 3 vjetësh, ende nuk ka përfunduar, me gjithë presionin politik të pashembullt”, deklaroi Alibeaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.