FLET ZAGANI: RILINDJA MË NJOHU SOT ME DËNIMET E MIA

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Ish- oficeri i Antidrogës, Dritan Zagani, ka reaguar pas përplasjes mes PS e PD për dënimet e marra prej tij në Shqipëri. Zagani ka theksuar se vetëm dje është njohur me vendimet gjyqësore të marra ndaj tij. “Surprizat nuk paskan fund në këto ditët e fundtetorit... mbas shumë shpifjeve që dëgjova filluar nga lideri global deri te lehësi politik Taotao, më në fund mësoj se qenka gjetur zgjidhja që unë të dal i dënuar nga gjykata me një vendim të formës së prerë. Sot mësova falë këmbënguljes së rilindjes se unë jam dënuar me 3 vjet burg për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit që ka qenë banesa ime dhe e familjes sime, dhe surpriza nuk ishte kjo, se e prisja diçka të tillë herët a vonë që të ballafaqohem si fakt në gjyqe, por ishte se unë deri në këtë moment, po ashtu as avokati im nuk ka qenë i informuar mbi faktin, lëre pastaj që na paska dhe një vendim të formës së prerë, pra me pak fjalë ‘ drejtësia’ paska folur për mua dhe falë rilindjes e mësoj dhe unë këtë gjë”, sqaron Zagani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.