Shehu: Spekulim me Spitalin e Traumës, është investim i Italisë

Panorama (Albania) - - SOCIALE -

Deputeti i PD, Tritan Shehu, i ka konsideruar spekulime qëndrimet e mbajtura nga Kryeministri Rama për qendrën e Traumës. Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD kujton se investimi në fjalë është financuar nga qeveria italiane, pavarësisht se Kryeministri nuk e ka falënderuar. “Ajo që pamë në ‘ Qendrën e Traumës’ është veçse përfundimi i një projekti të filluar vite më parë, atëherë kur Z. Rama nuk ishte akoma Kryeministër, i vonuar edhe për përgjegjësi të qeverisjes së tij. Bëhet fjalë për një financim të qeverisë së Italisë prej 5 milion euro, të cilën Z. Rama, çuditërisht, as e përmendi e jo me ta falënderonte siç duhej së pari të bënte”, sqaron Shehu. Deputeti i PD ka theksuar se gjatë vizitës së tij në Spitalin e Traumës, Kryeministri nuk u shfajësua as për gjithçka që premtoi dhe nuk bëri gjatë mandatit të tij të parë.

“Ai nuk tha asgjë për ato që duhet të realizoje një qeveri: As nuk u shfajësua për buxhetin qesharak. Nuk përmendi se për pasojë, ai spital nuk ka as lëndët e nevojshme për anestezinë lokoregionale, kaq e domosdoshme në trajtimin e shume traumave. Z. Rama, që inauguroi edhe një qendër Reanimacioni të dhuruar, harroi se së pari Kryeministri duhet të flasë, pikërisht për politikat e mëdha shëndetësore, financimet”, shprehet Shehu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.