Adelës i jepet lamtumira sot në Kavajë

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Familjarët, të afërmit, miqtë dhe të njohurit i japin sot lamtumirën e fundit Adelajda Xhamanit, që u nda papritur nga jeta. Një prej miqve e kolegëve të saj, Eraldo Rexho, ka lajmëruar përmes një statusi në “Facebook” se homazhet në nderim të saj bëhen sot në orën 12: 00, në kinemanë e qytetit të Kavajës. “Sot e kam të pamundur të shkruaj për ty Adela... Por meqë të gjithë e dinin miqësinë tonë, e kam unë për detyrë t’i njoftoj të gjithë dashamirësit e tu, se nesër ora 12: 00, në Kinemanë e qytetit tënd, Kavajës, do të mbahen homazhet për ty engjëll dhe prej aty do bëhet përcjellja jote për në banesën e fundit”, shkruan gazetari në “Facebook”. Pas homazheve, kortezhi mortor do të niset drejt varrezave të qytetit të Kavajës, në orën 14: 00. Në qytetin e saj të lindjes jetojnë prindërit e gazetares 31- vjeçare, ndërsa vëllai dhe motra e saj jetojnë në Gjermani, nga ku mësohet se do të vijnë për ta përcjellë drejt banesës së fundit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.