SHKARKIMI

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Ediola Braha ka qenë kandidate për deputete në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe 2017 nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, pjesë e listës së kandidatëve për Qarkun e Gjirokastrës. Prej fundit të vitit 2013 deri në qershor të vitit 2017, ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së Spitalit të Tepelenës. Braha u shkarkua pas denoncimeve të bëra në media se po përdorte postin për të përfituar vota. Për shkak të fotove të publikuara edhe denoncimeve për presion për votën, ministri teknik i Shëndetësisë firmosi largimin e saj. për këtë rreth. Pista kryesore e hetimeve bazohet edhe në deklarimin e dhëna nga bashkëshorti i pronares së mjetit. Bashkëshorti i Ediola Brahës është shprehur se gjithçka mund të ketë ndodhur aksidentalisht. Këtë gjë ai e ka mbështetur në faktin se në momentin e parkimit të automjetit pranë banesës së tyre, kishte har- ruar dritat ndezur dhe kjo sipas tij, mund të ketë çuar në marrjen flakë të makinës së tyre. Nga ana tjetër, ai është shprehur se nuk ka konflikte. Por, pavarësisht kësaj deklarate, vetëm një vit më parë, ish- zv. drejtori i Spitalit të Tepelenës, Avni Bega, e ka denoncuar publikisht për dhunë fizike. Në atë kohë, Bega tha se sulmi kishte ardhur pasi kishte denoncuar Ediola Brahën për abuzime me detyrën si drejtoreshë e Spitalit në vlerë 80 milionë lekë. Edhe Policia ka si pistë kryesore të shkaktimit të zjarrit një defekt në sistemin elektrik. Megjithatë, hetimet vazhdojnë për të zbardhur arsyet e vërteta të kësaj ngjarjeje. p. n

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.