Shkarkimet për shkelje e shpërdorim detyre

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha të shtunën se shkarkimet e 8 drejtuesve të burgjeve janë bërë për shkelje administrative e shpërdorim detyrë. “Janë verifikuar të paktën 6 raste të lejimit të futjes brenda mjediseve të burgjeve të lëndëve narkotike. Në burgun e Durrësit, jo më larg se muaji gusht, janë arrestuar specialisti i edukimit dhe shitësi i njësisë tregtare për shpërndarje lëndësh narkotike. Janë konstatuar shkelje të përsëritura të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve në organizimin, funksionimin dhe kontrollin e veprimtarisë në institucion. Gjithashtu, është vënë re edhe mosmarrja e masave të menjëhershme ndaj personelit që kryejnë akte të ushtrimit të dhunës ndaj të dënuarve dhe mosfillim i procedurave disiplinore ndaj tyre. Nuk janë marrë masa për parandalimin e korrupsionit në institucionet ku drejtojnë. Është konstatuar favorizim i të dënuarve kundrejt përfitimit të pagesave në të holla. Janë konstatuar emërime të punonjësve në kundërshtim me dispozitat ligjore”, tha të shtunën ministrja e Drejtësisë.

Etilda Gjonaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.