Berisha: Fshehët vdekjen e të burgosurit

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Ish- kryeministri Sali Berisha, denoncoi dje në “Facebook”, vdekjen e një të burgosuri në Burgun e Fierit, që sipas tij, po fshihet nga Qeveria. “Narkoqeveria fsheh vdekjen e të burgosurit”, shkruante dje Berisha, duke cituar më poshtë mesazhin e mbërritur në adresën e tij. “I nderuar z. Berisha. Ju vëmë në dijeni se dje ( të shtunën), në Burgun e Fierit ka vdekur një i burgosur dhe autoritetet po e mbajnë të fshehtë. Ka vdekur pasi prej shumë kohësh drejtori i Burgut s’i lejonte që familjarët t’i fusnin ilaçet dhe arsyeja është mospagimi haraçit. Familjarët, në kushte të vështira ekonomike, mezi i blinin ilaçet dhe s’kishin mundësi të paguanin haraçin te drejtori. Ku janë mediat, ku janë gazetarët? I ka kapur i gjati, ua ka vënë këmbët në një këpucë. Ju lutëm bëjeni problem, kemi besim te ju. Ju lutem anonim”, thuhet në denoncim.

Sali Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.