Plagoset Vandami, djali i Gate Mahmutajt

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

GJIROKASTËR - Një përplasje mes dy automjetesh ka lënë të plagosur tri persona në aksin Gjirokastër- Kakavijë. Aksidenti ka ndodhur pranë rrugës hyrëse të fshatit Lazarat. Drejtuesi i një prej automjeteve të përfshira në aksident është Vandam Mahmutaj, djali i Gate Mahmutaj, i dënuar për kundërshtim me armë të operacionit të policisë në Lazarat në vitin 2014. Në aksident është përfshirë një makinë tip “Citroen”, me targa AA463CE dhe automjeti tjetër “Volksëagen”, me targa AA0010OY, që drejtohej nga Mahmutaj. Si pasojë e përplasjes, mbetën të plagosur çifti i bashkëshortëve Apostol e Maria Strato, 75 vjeç dhe 70 vjeç, të cilët u transportuan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës. Lëndime nga aksidenti ka pësuar edhe Vandam Mahmutaj, por mësohet se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Sipas drejtuesit të automjetit me të cilën udhëtonte çifti Strato, Nasho Mano, përplasja ka ardhur si pasojë e mbërritjes me shpejtësi të mjetit në krahun e kundërt të drejtuar nga Vandam Mahmutaj. Ndërkohë, Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. p. n

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.