Pakti i britanikëve me kreun e Ballit Kombëtar të qarkut të Korçës

Betejat e përbashkëta të çetave të Safet Butkës dhe forcave partizane të komanduara nga Nexhip Vinçani

Panorama (Albania) - - DOSSIER -

Me nisjen e pushtimit gjerman në Shqipëri, britanikët vulosën një marrëveshje me një nga liderët kryesorë të Ballit Kombëtar, Prof. Safet Butkën. Sipas raporteve të kohës, Safet Butka vlerësohej mjaft nga britanikët dhe konsiderohej si një nga komandandët më me influencë në jugun e Shqipërisë. Kreu i misionit britanik, Billi Meklein ka një korenspondencë mjaft interesante me Safet Butkën në gusht të vitit 1943. Në këtë moment, sipas britanikëve, Butka ishte komandanti më me potencial në zonën e Korçës, duke e njohur si një palë të rëndësishme me marrëveshje të shkruar, si me askënd tjetër. Butka nënshkroi marrëveshjen, duke i hapur rrugën nisjes së një rezistence antifashiste model. Nën mbështetjen e britanikëve Safet Butka zhvilloi disa beteja ushtarake kundër italianëve dhe gjermanëve. Marrëveshja e britanikëve me Safet Butkën tregoi se në gusht 1943 forcat nacionaliste të Ballit Kombëtar kishin një rëndësi parësore për Aleatët. Por, hedhja poshtë e marrëveshjes së Mukjes dhe nisja e luftës së armatosur nga Enver Hoxha, për të likujduar Ballin Kombëtar, çoi në vetëvrasjen e Safet Butkës. Sipas raportit të Ministrisë së Jashtme Britanike, mars 1955, "Safet Butka, kreu vetëvrasje, pasi pësoi dëshpërim nga Lufta Civile, shtator 1943". Vlen të theksohet se humbja e Safet Butkës dhe e Hysni Lepenicës ( kreut ushtarak të Ballit në Vlorë), pothuaj në të njëjtën kohë, shtator 1943, menjëherë pas Konferences së Labinotit, ku PKSH shpalli zyrtarisht luftën e armatosur kundër forcave nacionaliste, ishte një goditje shokuese për Ballin Kombëtar, pasi nisi rënia e forcës ushtarake të kësaj organizate, si edhe një humbje për luftën antifashiste.

Gjithsesi, korrenspondenca e britanikut Meklein dhe Butkës jep detaje mjaft interesante mbi veprimtarinë e nacionalistëve. Menjëherë Prof. Safet Butka, komandanti i çetave të Ballit Kombëtar të qarkut të Korçës, i përgjigjet pozitivisht letrës së major Meklein për t'u takuar në fshatin Shtyllë të Vithkuqit. Safet Butka me forcat e tij nacionaliste ndodhej në fshatin Shipskë të Korçës, zonë e çliruar, prej nga ku i kërkonte majorit britanik që, përsa kohë të bënte përgatitjet e duhura për të përballuar çdo sulm të forcave gjermane në zonat e çliruara, të pranonte përfaqësuesin e tij, kapiten Jani Dilon, për bisedime paraprake.

Faksimile e marrëveshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.