Mbërriti “Herwart”, Berlini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Panorama (Albania) - - BOTA -

Brigada e Zjarrfikësve në Berlin ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasi stuhia e fuqishme “Herwart” ka lëvizur me shpejtësi përgjatë bregdetit verior të Gjermanisë. Në orët e para të së dielës, janë kryer mbi 100 misione ndihme apo shpëtimi që kishin lidhje me motin në kryeqytetin gjerman. Kompania e Hekurudhës në Gjermani, “Deutsche Bahn”, është duke përgatitur operacione ndaj stuhisë, veçanërisht në qytetin Hamburg. Ndërsa Austria fqinje është duke u përgatitur për këtë stuhi, që pritet të vazhdojë rrugën drejt këtij vendi, me kryeqytetin Vjenë që ka mbyllur parqet dhe kopshtet publike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.