SHBA bën gati akuzat për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje

Panorama (Albania) - - BOTA -

Uashingtoni po përgatitet për akuzat e para penale në lidhje me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, sipas VOA. Presidenti Donald Trump vazhdon t’i quajë hetimet një “gjueti shtrigash”. Disa media prestigjioze amerikane kanë shkruar se një juri federale ka miratuar që të premten akuza për hetimin që drejtohet nga prokurori special, Robert Mueller. Akuzat mund të njoftohen, sot, të hënën, ku pritet të mësohet edhe se cili do të jetë i dyshuari që mund të arrestohet. Hetimet janë të mbyllura me urdhër të një gjykatësi federal. Në një koment në “Twitter”, Trump ka thënë më parë se: “Është pranuar, tashmë gjerësisht, se pas disa muajsh he- timesh të kushtueshme, nuk ka pasur bashkëpunim mes Rusisë dhe Trump. Bashkëpunimi ishte me Hillary Clinton”. Në fillim të këtij viti, komuniteti i agjencive amerikane të zbulimit arriti në konkluzionin se Presidenti rus Vladimir Putin, drejtoi personalisht një fushatë për të dëmtuar demokracinë amerikane dhe për të ndihmuar në fitoren e zgjedhjeve nga Donald Trump. Përveç ekzaminimit të ndërhyrjes së Rusisë, prokurori Mueller po heton gjithashtu nëse Presidenti Trump pengoi drejtësinë duke shkarkuar ish- kreun e FBI- së, James Comey, i cili drejtonte hetimet e agjencisë për Rusinë, përpara se të caktohej Mueller, i cili gjithashtu ka qenë më parë drejtor i FBI- së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.