Turqi, arrestohen 143 persona për sulme në Ditën e Republikës

Panorama (Albania) - - BOTA -

Policia turke ka arrestuar 143 persona nën dyshimet se kanë lidhje me ISIS, në operacione të ndryshme antiterroriste në tetë qytete turke gjatë fundjavës. Sipas agjencisë “Anadolu”, Policia e Antiterrorizmit ndaloi edhe dhjetëra shtetas të huaj gjatë operacioneve në Ankara. Besohet se disa nga të ndaluarit po përgatiteshin për sulme më 29 tetor, Dita e Republikës së Turqisë. Të dielën në mëngjes, Policia ndaloi edhe 22 persona në provincën verilindore Erzurum, në kuadër të një hetimi ndaj organizatave terroriste. Po ashtu, u kapën 33 të dyshuar në pesë qytete tjera, përfshirë në Stamboll dhe Izmir, në kuadër të operacioneve antiterror. Gjatë këtyre operacioneve, Policia ka konfiskuar disa armë, municione dhe të dhëna dixhitale dhe dokumente.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.