Dështoi me pavarësinë, lideri i kurdëve të Irakut jep dorëheqjen

Panorama (Albania) - - BOTA -

Presidenti i rajonit irakian të Kurdistanit tha të dielën se ka ndërmend të japë dorëheqjen, një muaj pasi udhëhoqi një referendum mbi pavarësinë, i cili shkaktoi një reagim ushtarak nga qeveria irakiane. Masoud Barzani, babai i të cilit ishte ‘ fytyra’ e luftës së pakicës kurde në Irak, kishte premtuar se votimi do të ishte një hap jetik për luftën shekullore për vetëqeverisje. Por përkundrazi, ai shthuri shumë nga përfitimet që kurdët kishin bërë në krijimin e një rajoni gjysmë- autonom në Irakun verior, pas disa dekadash luftë. Menjëherë pas referendumit të 25 shtatorit, Kryeministri irakian Haider al- Abadi urdhëroi që të gjitha pikat kufitare, aeroportet dhe objektet e naftës në rajonin kurd, të ktheheshin në kontroll federal. Ndërsa Irani dhe Turqia kërcënuan të mbyllin kufijtë e tyre me rajonin kurd. Al- Abadi urdhëroi forcat irakiane në Kirkuk dhe zona të tjera të diskutueshme të ndërhynin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.