Ish- të përndjekurit, emrat e rinj të trashëgimtarëve që marrin dy këste

Ndahet kësti i parë dhe kësti i dytë për trashëgimtarët

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Ministria e Financave ka publikuar dje emrat e trashëgimtarëve që kanë gati dëmshpërblimin. Gazeta boton sot emrat e 337 ish- të përndjekurve, nga të cilët 235 trajtohen me këst të dytë dhe 102 me këst të parë.

Familjarët e të dënuarve që kanë emrin në listë duhet të paraqiten për të dorëzuar dokumentet që nevojiten. Nëse kjo nuk ndodh nga secili prej përfituesve që ka aplikuar, atëherë dosja mbetet e bllokuar për pasojë edhe dëmshpërblimi. "Në rastet kur ish- i përndjekuri nuk jeton më, një dosje quhet e rregullt dhe e gatshme për t'u paguar vetëm atëherë kur të gjithë trashëgimtarët pa përjashtim do të kenë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar për të gjitha rastet e trashëgimisë. Në të kundërt, askush nuk mund të paguhet i veçantë", ka sqaruar Ministria e Financave. Mbi bazën e ligjit në fuqi, trashëgimtarët duhet të depozitojnë kopje të letërnjoftimit, numër llogarie, certifikatë vdekjeje, certifikatë të trungut familjar, dëshmi trashëgimie dhe prokurë. Në raport me kategorinë parësore, pagesat për trashëgimtarët kanë ecur me ritme më të ngadalta. Për këta të fundit është adresuar vetëm 30% e fondit vjetor. Edhe këtë vit, gjasat janë që të mos nisë kësti i tretë. Kjo jo vetëm prej pamjaftueshmërisë së fondit, por edhe prej faktit se ka ende nga ata që nuk kanë marrë akoma këstin e parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.