Berisha: Rama, i tmerruar nga dosjet e SHISH- it

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Ish- kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se dorëheqja e Visho Ajazi Likës nga detyra e SHISH lidhet me denoncimet në Prokurori dhe institucione të tjera, që faktuan bashkëpunimin në trafikun e lëndëve narkotike të ish- ministrit Tahiri. “Dorëheqja është një e drejtë e çdo zyrtari. Por, kjo dorëheqje, në kulmim e skandalit të implikimit të Saimir Tahirit, si anëtar kryesor i bandës Habilaj, dhe bllokimit të Prokurorisë nga Noriega, dëshmon tmerrin e Ramës nga dokumentet përvëluese që Shërbimi Informativ mund të dorëzonte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen Tahiri, por edhe për vet Ramën e përgjuar aksidentalisht duke folur me trafikantë dhe për afera të mëdha korruptive si dhe vëllaçko Olsin e kokainës dhe narko- ministra të tjerë”, u shpreh Berisha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.