Basha: Largimi i kreut të SHISH, nga presioni politik

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka hedhur dyshimet se dorëheqja e kreut të SHISH, Visho Ajazi, ka ardhur pas hetimeve në lidhje me çështjen “Tahiri”. “Kam konstatuar të njëjtën gjë, mundësinë e presioneve ndaj kreut të dorëhequr të SHISH- it. Natyrisht, nuk kam informacione konkrete. Por një gjë është e sigurt, një Shërbim Informativ, i cili harton raporte për përfshirjen e Policisë në kultivimin dhe trafikimin e drogës, siç ka bërë SHISH prej dy vitesh, është halë në sytë e narko- shtetit dhe të Edi Ramës. Ndaj, nuk mund të ketë konkluzion tjetër, përveçse presionit politik. Kjo tregon që narko- shteti është në panik total dhe po bën gjithçka për të mbyllur aferën e Samir Tahirit. Por e kundërta do të ndodhë. Kësaj afere do t’i shkohet deri në fund. Saimir Tahiri nuk do t’i shpëtojë drejtësisë”, deklaroi Basha. Kreu i PD- së u shpreh i bindur se bota perëndimore nuk do të lejojë që Shqipëria të kthehet në një narko- shtet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.