Bjordi: Po ju shfrytëzoj për të shkarkuar dhimbjen

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Bjordi Mezini ka reaguar ashpër dje ndaj "sulmeve" që i janë bërë pas vdekjes së Adelajdës, duke e konsideruar të vonuar reagimin e tij ditën e diel. Përmes një shkrimi në profilin e tij në "Instagram", ish- i dashuri i Adelës është revoltuar, edhe për shkak se në qindra komente ngushëlluese, kishte dhe nga ato ku fansat në rrjete sociale e fajësojnë Bjordin pse ishte ndarë nga Adela. "Shkruaj këto fjalë tani sepse e di që nesër do qetësohem dhe do vazhdoj t'ju injoroj, siç ju kam injoruar gjithmonë. Por sot jo, sot dua t'ju shfrytëzoj për të shkarkuar sadopak nervat dhe dhimbjen qe kam brenda. Të bëheni dhe ju të dobishëm një herë në jetë. Ju, që mbushni boshllëkun e jetës tuaj me fatkeqësitë dhe gëzimet e njerëzve, që as nuk njihni dhe as nuk kuptoni dot. Juve dua t'ju them që urrej çdo gjë që përfaqësoni: injorancë, ligësi, boshllëk. Ju jeni e keqja më e madhe e këtij vendi. Ju qe vendosni nëse është e drejtë të qajmë një njeri të dashur ose jo. Ju, analfabetë funksionalë që gjykoni kur është vonë dhe kur është herët për të kërkuar falje. Ju që e mendoni veten juri, gjykatës dhe xhelat. Ju që nuk njihni dashuri, por vetëm urrejtje. Ju më shkaktoni vetëm neveri. Jeni fëlliqësira më e ndyrë, që mund të jetoj në një shoqëri civile. Jeni pa vend, jeni pa shpresë dhe jeni të kalbur", shkruante dje Bjordi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.