Arsenal armësh në nëntokën e parkut kryesor në Elbasan

Gjenden të groposur në 3 metra thellësi katër kallashë

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - ELBASAN/ MIRANDA SADIKU

Zbulohet "varreza" e armëve kallashnikovë në parkun kryesor të Elbasanit.

Policia bëri të ditur se katër armë të tipit kallashnikovë janë gjetur të groposura në ambientet e Parkut Rinia, i cili prej dy muajsh ka nisur të rikonstruktohet në sajë të një investimi të kryer nga Bashkia. Sipas të dhënave të Policisë, paraditen e djeshme, është marrë informacioni nga një telefonatë në sallën operative ku edhe është njoftuar se një punëtor i firmës së ndërtimit, që kryen punimet te Parku Rinia, ka konstatuar të groposura, të futura në thasë, katër armë zjarri kallashnikovë. Menjëherë, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes nga ku edhe ka konstatuar se në një thes kanë qenë të futura katër armët automatike model 56, kalibër 7.62 mm dhe 4 krehra me hark metalik të armëve të zjarrit model 56. Sakaq, Policia ka nisur punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Burime nga hetimorët bënë të ditur se duke iu referuar ndryshkut të armëve të gjetura, si edhe thesit në të cilin ato ishin futur, dysho- het se ato kanë më shumë se pesë vite që janë groposur. Tashmë, ndaj tyre do të ushtrohet një ekspertizë e imtësishme për të verifikuar faktin nëse ato armë janë përdorur në ndonjë krim apo janë groposur nga ndonjë qytetar i thjeshtë, i cili, për shumë arsye, nuk ka dashur t'i dorëzojë ato në Polici, njëra prej të cilave mund të jetë edhe frika. Sakaq, mësohet, ndër të tjera, se armët ishin groposur në një thellësi më shumë se tri metra. Autori, i cili ka kryer groposjen, ka zgjedhur një vend të largët të parkut, pasi ato janë gjetur në një parcelë të thellë, ku kal- imtarët dhe pushuesit verorë nuk pushojnë shumë në këtë vend. Gjithashtu, në zonën ku edhe janë groposur armët nuk ka pasur drita, ndaj dhe autori ka pasur terren të mjaftueshëm për t'i groposur ato në orët e vona të natës.

"Armët i kanë kaluar laboratorit të kriminalistikës nga ku do të hetohet nëse janë përdorur në ndonjë krim. Dyshojmë se armët mund të jenë fshehur nga ndonjë banor, i cili ndoshta i është trembur arrestimit e për rrjedhojë, ka menduar si rrugë të vetme për t'i larguar nga shtëpia, groposjen e tyre", bënë të ditur burime nga Policia.

Armët e gjetura të groposura

Makina e djegur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.