SARANDE/ Zbulohen 15 kallëpe tritol në periferi

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

SARANDE- Zbulohet nga Policia e Sarandës një sasi e konsiderueshme kallëpesh tritoli. Pas një kontrolli të imtësishëm në kodrën mbi lagjen "Baba Rexhepi", zonë kjo që nga sarandjotët e vjetër ndryshe quhet "gjiri i bombave", pasi dyshohet që në det të ketë bomba të mbetura nga lufta, paraditen e së hënës, u gjetën 15 kallëpe tritol. Kallëpet ishin të futura në një thes dhe të fshehura mes disa shkëmbinjve të mbuluar me shkurre. Secili kallëp, sipas Policisë, përmbante 400 gr tritol që do të thotë se në total u gjetën 6 kilogramë tritol. Kontrolli në lagje u bë pas informacioneve të marra nga Policia në rrugë operative, në bashkëpunim me Agjencitë e tjera Ligjzbatuese, për një sasi lënde shpërthyese të fshehur në kodrën mbi lagjen "Baba Rexhepi". Policia po punon për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.