VLORE/ Apeli lë në "arrest shtëpie" Llanajn

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

VLORE- Gjykata e Apelit në Vlorë la dje në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke lënë në "arrest shtëpie", Ferdinand Llanajn. Ky i fundit u plagos pas një atentati që iu bë në rrugën transballkanike, më 1 tetor të këtij viti, ngjarje në të cilin mbeti i plagosur dhe një mik i tij dhe u lëndua lehtë i biri. Gjykata e Shkallës së Parë e pati argumentuar masën e dhënë për shkak të gjendjes shëndetësore të tij. Fillimisht, burg me afat 20 ditë. Por ai nuk kaloi në paraburgim për shkak të plagëve nga arma e zjarrit e më tej u vendos lënia e tij në "arrest shtëpie". Të njëjtën masë la në fuqi dje Gjykata e Apelit, vendim që nuk është kontestuar as nga Prokuroria. Ferdinand Llanaj vijon të mbetet ende nën kujdesin e mjekëve, ndërsa prej dy ditësh ka lënë spitalin, për t'u zhvendosur në shtëpi nga ku do të vijojë trajtimin mjekësor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.