Digjet gjatë natës makina e shefit të OSHEE- së, dyshime për detyrën

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

SHKODER- Makina që përdorte shefi i Task- Forcës së OSHEE- së Shkodër, Artur Saraçi, është djegur gjatë natës. Mjeti tip "Volkswagen" ka qenë i parkuar në lagjen "Perash" ku edhe ndodhi ngjarja. Ka qenë ora 01: 30 e së hënës, kur është konstatuar përfshirja në flakë e automjetit. Menjëherë, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë për të bërë hetimet paraprake për atë që ka ndodhur. Te makina që po digjej kanë mbërritur edhe efektivët e zjarrfikësve në Shkodër duke mundësuar shua- rjen e flakëve. Sipas burimeve, makina e shefit Saraçi është djegur vetëm në pjesën e përparme të saj. Fillimisht, forcat e Policisë kanë dyshuar si pistë kryesore se djegia e mjetit është bërë e qëllimshme, duke e lidhur me postin që mban shefi i Task- ForcëS në OSHEE Shkodër. Saraçi është marrë në pyetje nga efektivët e Policisë, por ai ka mohuar se ka ndonjë konflikt apo ndonjë problem me të. Po ashtu, ka mohuar se djegia e makinës ka ardhur për shkak të postit të tij. "Unë nuk kam asnjë problemi me askënd dhe asnjë lloj konflikti. Nuk kam pasur ndonjëherë konflikte, ndaj nuk e di arsyen për atë që ka ndodhur. Nuk ka asnjë lidhje me punën që bëj në OSHEE Shkodër. Mund të jetë ndonjë defekt teknik i mak- inës, gjë e cila ka sjellë djegien e saj", ka thënë shefi Saraçi. Policia, nga ana e saj, ka deklaruar se mjeti nuk është në pronësi të shtetasit Artur Saraçi, por të një personi me inicialet D. S, që nuk ka lidhje me asnjë lloj pozicioni. Sipas Policisë së Shkodrës, pas hetimeve të bëra dhe ekspertizës, rezulton se djegia ka ardhur për shkak të një defekti teknik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.