KËSHILLA

Panorama (Albania) - - SHENDET -

Njohja nga pacienti i shkakut të insuficiencës dhe monitorimi i simptomave nga vetë ai duke u peshuar çdo ditë, duke qenë fleksibël në terapinë me shkarkues në varësi të mbingarkesës në lëngje. Të mos ndërpresë trajtimin medikamentoz të rekomanduar nga mjeku. Të kuptojë rëndësinë e ndërprerjes së duhanit, kontrollit të presionit të gjakut, diabetit dhe të evitojë obezitetin. Të kufizojë marrjen e kripës dhe të lëngjeve me shumicë. Të konsumojë alkool në mënyrë modeste. Të evitojë kequshqyerjen. Të kuptojë përfitimet e ushtrimit fizik sipas nivelit të rekomanduar nga mjeku dhe ta kryejë atë në mënyrë të rregullt. Të vaksinohet me vaksina kundër gripit dhe pneumokokut. Pacientët me insuficiencë kardiake duhet të kenë jetë sociale dhe suport social, sepse depresioni është i shpeshtë në këtë grupmoshë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.