Disa fakte për insuficiencën kardiake

Panorama (Albania) - - SHENDET -

Kjo sëmundje është më e shpeshtë te moshat mbi 80 vjeç. E rrezikuar është edhe grupmosha 60- 79 vjeç, ku 6.6% janë meshkuj dhe 4.8% janë femra. Kjo patologji haset më rrallë te grupmoshat 20- 39 vjeç dhe 40- 59 vjeç.

Insuficienca kardiake në rrethet shkencore mjekësore konsiderohet si një pandemi globale, për vetë faktin se në botë janë rreth 26 milionë njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje, numër i cili vjen në rritje të vazhdueshme dhe është i përafërt me numrin e pacienteve që vuajnë nga kanceri. Është shkaku i parë i shtrimeve në spital për moshën mbi 65 vjeç. Vdekshmëria spitalore shumë e lartë 2- 17%.

Afërsisht 50% e pacienteve nuk mbijetojnë 5 vjet nga shtrimi i parë në spital, mbijetesë disa herë më e ulet se disa lloje kanceri si i zorrëve, gjoksit, prostatës.

Sipas statistikave zyrtare, afërsisht 140 mijë shqiptarë vuajnë nga kjo sëmundje, ndërkohë që prevalenca e kësaj patologjie pritet të rritet me 46% nga 2012 në 2030.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.