Memushaj, rekord negativ dhe rrezik për formacionin

Panorama (Albania) - - SPORT -

Benevento është një nga skuadrat që po thyen rekordet negative në Itali. Skuadra e dy shqiptarëve po shton humbjet javë pas jave. Mirëpo, krahas rekordeve negative të skuadrës, që numëron 11 humbje në po kaq javë të luajtura në Serinë A, mesfushori i Kombëtares duket se mund të humbasë edhe formacionin. Kjo, për vetë faktin se me trajnerin e ri, Benevento është duke eksperimentuar jo pak në gjetjen e modulit të duhur. Trajneri duket i përqendruar te vendosja mes 5 mesfushorëve dhe Memushaj mund të jetë një prej të sakrifikuarve. Në ndeshjen e fundit me Lacion, ai u pa që të luante në një rol të ri, atë pas sulmuesit si një trekuartist.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.