PJESE NGA REZOLUTA, KERKESAT E USHTARAKEVE

Panorama (Albania) - - SOCIALE -

Shoqata Bashkimi Kombëtar i Ushtarakëve të Shqipërisë do të mbrojë pa rezerva interesat ligjorë dhe të pas regjistrimit de jure të saj, do të organizojë një tubim protestues kundër vendimit antikushtetues nr. 3/ 2016 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ku do kërkojë që ushtarakëve t’u jepet pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi konform statusit të ushtarakut 2004 në përputhje me nenin 14 të ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009; Do të kërkojmë nga Qeveria që të hartojë një Vendim Administrativ, për ta detyruar ISSHnë, për t’u kthyer ushtarakëve borxhin në shumën 12.3 milionë euro, minus 3 milionë USD të kthyera. Shoqata Bashkimi Kombëtar i Ushtarakëve të Shqipërisë mëton se shteti duhet të njohë ligjërisht detyrimin për të trajnuar në profesione të tjera integruese për ekonominë e tregut ushtarakët e nxjerrë në rezervë dhe lirim; duke i ndihmuar të punësohen. Deri në momentin e punësimit, t’u plotësojë atyre në masën 100% rrogën që kanë pasur në profesionin e ushtarakut. Ushtarakëve duhet t’u krijohen kushte lehtësuese dhe përparësi për të punësuar familjet e tyre, që mund të kenë mbetur pa punë. Dikasterit të Ministrisë së Mbrojtjes, Policisë së Shtetit & Enteve të Sigurisë Kombëtare t’u njihet e drejta e pronësisë dhe menaxhimit të Spitalit Ushtarak; të Shtëpisë Qendrore të Ushtarakëve ( SHQUP) në Tiranë; të shtëpive të shërbimit dhe enteve të pushimit në 12 qarqet e vendit; të cilat duhet të jenë në dispozicion të aktiviteteve të ushtarakëve. Ushtarakët të pajisen me letërnjoftim ushtarak, si dhe me uniformë ushtarake me gradat përkatëse;

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.