Flet Ndriçim Xhepa: Artistët të mos largohen pa u rrafshuar godina, na duhet një Teatër i ri

INTERVISTE/ AKTORI I NJOHUR REAGON PER DEBATIN: KOMUNITETI I ARTISTEVE NUK ESHTE NE NJE MENDJE

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Teatri Kombëtar, ai ekzistues, i ndërtuar nga italianët për një periudhë 20- 25- vjeçare, i ka rezistuar kohës 75 vite, nuk besoj se do të kishte problem nëse do të qëndronte edhe 2- 3 vjet, derisa kjo fazë e parë të ezaurohej. Në momentin që gjithçka është gati për fillimin e punimeve, atëherë do ta shihja të arsyeshme që trupa e teatrit, përkohësisht, vetëm përgjatë fazës ndërtuese të teatrit, të shkojë te "Turbina"

Ndërsa Teatri Kombëtar është përfshirë nga një valë tensioni, duket se aktori Ndriçim Xhepa ka qenë disi i veçuar nga takimet dhe mesazhet e forta publike.

Por kjo, nuk do të thotë se nuk i interesojnë problemet që shqetësojnë kolegët e tij. Në një intervistë për gazetën "Panorama", aktori Ndriçim Xhepa jep mendimin e tij në lidhje me zhvendosjen e trupës së TK pranë qendrës së re kulturore "Turbina", por edhe për atë çka duhet bërë me godinën ekzistuese. Xhepa ëhstë kundër largimit të trupës nga godina eksiztuese, deri në momentin ku projekti i ndërtimit të teatrit të ri të marrë udhë e të jetë në fazën finale. Aktori ëhstë i mendimit që Shqipëria ka nevojë për një teatër të ri, në vendin ku sot ngrihen dy teatrot ai Kombëtar dhe ai Eksperimental. Po ashtu ai shpreh shqetësimin e vet në lidhje me projektligjin i cili parashikon futjen nën varësi të Ministrisë së Kulturës, së Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Për Xhepën ai institucion ka 20 vjet që funksionon, edhe pse mund të bëhet edhe më shum për rritjen e cilësisë së prodhimeve. Dhe këtë të fundit Mk mund ta përmirësojë përmes investimeve në specializimin e regjisorëve e skenaristëve të rinj.

Z. Xhepa, komuniteti teatror ka zhvilluar këto ditë disa takime, ku kanë ngritur disa probleme emergjente. Nuk ju kemi parë të merrni pjesë në to, ndërsa ishit i pranishëm në takimin e kineastëve.. ka ndonjë arsye?

Po, është e vërtetë. Me plot dëshirë kam marrë pjesë në takimin e shoqatave të kineastëve, ndërsa në takimin e djeshëm në Teatrin Kombëtar, arrita me vonesë për një arsye shëndetësore dhe detyrimeve të domosdoshme. Por jo se nuk kisha arsye për të shprehur disa mendime të miat, siç po i shpreh në gazetën tuaj.

Një nga problemet e ngritura me forcë nga komuniteti artistik është godina e Teatrit Kombëtar, më saktë e zhvendosjes së trupës drejt "Turbinës", ju çfarë mendoni për këtë proces?

Që prej disa muajsh, madje përpara mbylljes së sezonit të vjetshëm, gjatë bisedave me kolegë, edhe me vetë drejtorin e TK, Çuli, jam shprehur disa herë që trupa e teatrit, aktorë, administratë, prapavijë, për momentin nuk duhet të lëviznin nga teatri. Puna për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar ka nisur me kohë dhe nuk kam dëgjuar askënd që të ankohet. E gjitha nisi nga një deklaratë, ndoshta edhe e keqkuptuar e Ministres së Kulturës, që në sallën e Tk do të japë shfaqje Teatri i Operës. Ne nuk duhet të ngrihemi për xhelozi ndaj TKOB, por sepse kështu është e drejtë. Kjo për arsyen se, shkuarja drejt asaj që unë kam dëshirë ta besoj, drejt ndërtimit të një Teatri Kombëtar, të dëshiruar prej shumë vitesh dhe të ëndërruar nga artistët, por dhe artdashësit që do ta frekuentojnë, do të ketë fazat e veta, që mendoj se do të duan kohën e vet. Janë faza të shprehura, por ende të pakonsumuara. Së pari, do të duhej të shpallej një konkurs për studion arkitekturore që do të realizojë projektin e kësaj godine, që, sipas mendimit tim, do të duhet të ketë vlerë qindravjeçare, siç janë në të gjitha kryeqytetet europiane. Pas kësaj faze do të duhej të jetë faza e hartimit të preventivit, sa do të kushtojë ky projekt, që ma merr mendja do të jetë i kushtueshëm për shtetin. Këto faza kërkojnë kohë jo të shkurtër. Uroj të jenë sa më të shpejta, por nëse teatri do të spostohet që tani te "Turbina", i bie, që plus fazës ndërtuese të këtij objekti, që mund të jetë 3- 4- vjeçare, trupa e TK do të rrinte më gjatë atje. Me të vërtetë "Turbina" është një godinë e re, me mjedise të këndshme, por që nuk përfaqëson realisht standardet e një godine dinjitoze për Teatrin Kombëtar. Ajo është një sallë plus për Tiranën, që zgjerohet dita- ditës dhe e vlerësoj këtë investim nga ana e shtetit. Pra, për këtë arsye, Teatri Kombëtar, ai ekzistues, i ndërtuar nga italianët për një periudhë 20- 25- vjeçare, i ka rezistuar kohës 75 vite, nuk besoj se do të kishte problem nëse do të qëndronte edhe 2- 3 vjet, derisa kjo fazë e parë të ezaurohej. Në momentin që gjithçka është gati për fillimin e punimeve, atëherë do ta shihja të arsyeshme që trupa e teatrit, përkohësisht, vetëm përgjatë fazës ndërtuese të teatrit, të shkojë te "Turbina".

Por, ndërkohë që flitet për një Teatër të ri Kombëtar, në ndërtesën "binjake", ku sot ndodhet Teatri Eksperimental, janë bërë investime e salla të reja, si e shpjegoni këtë mosrakordim punësh?

Godina e Teatrit Kombëtar, bashkë me oborrin dhe pishinën, që përbën një hapësirë të gjerë, si dhe teatri që sot quhet Eksperimental, janë një objekt dhe nëse do të shkohet drejt ndërtimit të një teatri me vlera nacionale, do ta përfshijë të gjithë këtë ambient. Dhe nuk më është dukur fare e arsyeshme, që ndërsa në godinën e TK nuk ngulej asnjë gozhdë, në këtë godinën tjetër u varën skela, u suvatuan mure, u vunë dyer dhe dritare të reja, u bë çati e u varën ulluqe, u ndriçua nga poshtë e nga sipër. Nuk e kam kuptuar kurrë, në një kohë që ky kompleks është një. Nëse duhej të restaurohej, duhej të restaurohej i gjithë objekti. Për të mos u kthyer pas në kohë, atëherë kur u krijua ky teatër i dytë, brenda këtij territori, fillimisht si Teatri i Komedisë e sot Eksperimental, që për mua ka qenë një handikap. Nuk kishte asnjë arsye për të krijuar dy administrata, që kanë ngjallur vetëm konflikte dhe sherre mes drejtuesve të këtyre dy institucioneve, në një kohë kur në të gjitha teatrot kombëtare, rezulton të ketë një sallë të parë dhe një të dytë. Salla e dytë përdoret për shfaqje me më pak personazhe, me pjesëmarrje më të vogël, me më pak publik apo për shfaqje të regjisorëve të rinj, ku

Prej kohësh nuk kam qenë dakord që bordi i teatrit të formohet nga përfaqësues të Ministrisë së Financave apo shoqërisë civile. Bordi artistik prej 7 vitesh, mund ta ketë një përfaqësues nga Ministria e Kulturës, mund ta ketë, pse jo edhe ndonjë gazetar të aftë kulture, që ka stazh dhe pjekuri në profesion, pse jo të jetë një dramaturg me pjekuri vitesh, një regjisor me përvojë dhe pse jo 3- 4 figura aktrimi, të cilët kanë dhënë dhjetëvjeçare krijimtarie dhe përvoje në këtë skenë

realisht mund të aktivizoheshin gjenerata e re e aktorëve. Dhe nuk është se mungoi kjo eksperiencë. Por, kur palogjikshëm u ndërtuan këto dy salla, mbahen dy qëndrime të ndryshme: njëra luksohet, tjetra lihet në gjendjen si ka qenë. Por pavarësisht kësaj, kur të vijë momenti që do të fillojnë ndërtimet në këtë hapësirë rreth 10 mijë metra katrorë, siç përflitet, për atë godinë unikale të Teatrit kombëtar, do të rrafshohet gjithçka, të dyja objektet.

Pra, ju jeni për ndërtimin e një godine të re teatri në vendin aktual?

Për këtë çështje, vetë brenda komunitetit ekziston një kakofoni. Edhe pse jam pjesë e këtij komuniteti, shpreh me keqardhje se nuk ekziston një mendim unikal. Përpara disa muajsh mora pjesë me kënaqësi në një mbledhje sindikate, por ajo që pashë, nuk ishte aspak dinjitoze dhe e këndshme për t'u ndjekur, çka nuk e bëra më. Ishte më shumë dëshirë për t'u bërë kryetar sindikate. Tashmë dëgjoj që paskemi dy sindikata, në një kohë që ne nuk jemi një komunitet me qindra- mijëra njerëz. Do të këshilloja, që në radhë të parë, ky komunitet të ketë vetëm një organizëm, që kur të mblidhen, të jenë të gjithë bashkë dhe të shkojnë drejt një mendimi. Kjo, edhe në funksion të asaj që sapo pyetët. Brenda komunitetit dëgjoj disa mendime. Disa thonë që kjo godinë të mbahet siç është dhe të restaurohet. Disa thonë që kjo godinë të bëhet muze dhe në zonën e oborrit dhe të Teatrit Eksperimental të ndërtohet Teatri Kombëtar, siç ka dhe mendime, që kjo zonë duhet pastruar dhe të ngrihet një teatër nga e para, me parametrat që kërkon një teatër nacional, duke pasur shembuj të mrekullueshëm nëpër Europë. Pra, është e nevojshme që shumatorja e mendimeve të jetë e unifikuar. Dhe këtë mendim unikal ta ndajmë me Ministrinë, pse jo Kryeminis-

AKTORI I NJOHUR NDRIÇIM XHEPA

Aktori Ndriçim Xhepa

Gjatë takimit të sindikatës të Teatrit Kombëtar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.