Ultimatumi i pedagogëve: Grevë nëse s’ka negociata brenda 10 ditësh

Akademiku: Jo kritika pse ligji nuk zbatohet, por duhet ligj alternativ. Boçi: Ligji i keq dhe i pazbatuar pjell një ‘ përbindësh’

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Akademiku Artan Fuga dhe drejtuesi i Departamentit të Arsimit në PD, Luçiano Boçi, janë bërë pjesë e një debati publik për debatin e nisur pas vonesës së pagave për stafet akademike. Ka qenë deputeti i PD, Luçiano Boçi, që fillimisht mbështeti reagimin e pedagogut Romeo Hanxhari, që deklaroi se e refuzonte pagesën e hedhur në llogarinë e tij pas vendimit të marrë nga Ministria e Arsimit. Në reagimin e tij, Boçi sqaron se me vendimin e marrë për dhënien e pagave, ministrja Nikolla “lau” duart me universitetet, madje i kujtoi se po shkojnë drejt autonomisë. Sipas Boçit, kjo jo vetëm që nuk është autonomi, por është dukshëm autokraci ministrore për të mos thënë kuçedërsi ministrore. Por, po kaq i ashpër ishte në reagimin e tij edhe akademiku Fuga, i cili ka kujtuar se opozita nuk është vetëm për të kundërshtuar qeverinë, por edhe për të dhënë një alternativë se si duhet të jetë ligji i ri. Ndryshe nga qëndrimi i Boçit se pagat për peda- gogët janë siguruar nga rritja e tarifave për studentët, Fuga thekson se pedagogët kanë marrë vetëm djersën e tyre. Akademiku ka kërkuar një qartësim nga përfaqësuesi i opozitës nëse është që ligji të implementohet sa më shpejt, apo është kritikë kundër ligjit. Sipas Fugës, çështja në fjalë nuk është thjesht punë lekësh, por çështje dinjiteti. Në një tjetër reagim për akademikun Fuga, deputeti i PD, Luçiano Boçi, njëkohësisht anëtar i Komisionit të Medias dhe Arsimit në Kuvend, kujton se si ligjvënës, bashkë me deputetët e opozitës kanë kërkuar ndryshime ligjore, por janë hedhur poshtë nga maxhoranca. Boçi thekson se si deputet ka shprehur idetë për një ligj efikas e që kalon së pari në filtrin e gjykimit të trupës akademike e të aktorëve të tjerë. Sipas deputetit të PD, shumë të tilla opozita i propozoi në orët pa mbarim të debatit në komision, por që u hodhën poshtë me kartonët e palogjikshëm të maxhorancës.

Nëse Ministria, Kryeministria dhe institucionet e tjera nuk do t'i përgjigjen kërkesës sonë për negocim dhe nuk do të reagojnë ndaj shqetësimeve tona, ne rezervojmë të drejtën që brenda dhjetë ditësh të përshkallëzojmë reagimet tona deri në grevë të përgjithshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.