Panorama (Albania)

Gomonia me drogë, s'ka të dyshuar

-

VLORË - Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga sekuestrim­i i gomones me 600 kg kanabis sativa dhe një automjeti rreth 50 metra në det, ende nuk ka asnjë të arrestuar si përgjegjës. Nga Policia mësohet se përgjegjës­it janë drejt identifiki­mit, por nuk thuhet asgjë më shumë, për shkak se hetimet janë ende në vijim. Fillimisht u tha se bëhej fjalë për 500 kg lëndë narkotike, por zyrtarisht sasia është 600 kg. Mësohet se gjetja e automjetit të ngecur në breg të detit të jetë përdorur për të transportu­ar gomonen. Policia shoqëroi tre persona lidhur me ngjarjen, por pas marrjes në pyetje janë lënë të lirë. Dyshimet janë se gomonia mund të ketë hyrë në mënyrë klandestin­e nga Greqia drejt Shqipërisë, megjithatë Policia është duke kërkuar informacio­ne edhe nga pikat e kalimit të kufirit, nëse ka pasur kalim të ndonjë mjeti lundrues nga shteti grek drejt vendit tonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania