Tenderat në një dorë, një agjenci do blejë për gjithë Qeverinë

Vendimi, krijohet Agjencia e Blerjeve të Përqendruara

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

Blerje e automjeteve, karburantit, orendive të zyrave dhe çdo shpenzim tjetër, tashmë Kryeministria dhe ministritë e tjera do t’i realizojnë nëpërmjet Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara.

Kjo Agjenci do të jetë në varësi të Ministrisë së Brendshme dhe nga drejtori që është aktualisht, do të ngrihet në nivel Agjencie, e cila do të ketë një buxhet të sajin, stemë dhe vulën. Kjo Agjenci, që do të koordinojë dhe miratojë blerjet e qeverisë dhe të ministrive, në varësi do të ketë një drejtor të përgjithshëm, i cili emërohet dhe shkarkohet nga ministri i Brendshëm. Punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Prokurimeve të Përqendruara, aktualisht pjesë e strukturës së Ministrisë së Brendshme, do të vazhdojë detyrën deri në ngritjen e Agjencisë së re. Në vendimin e qeverisë theksohet se punonjësit aktualë të kësaj drejtorie, në rast ristrukturimi institucioni, për ta do të zbatohen dispozitat e legjislacionit për nëpunësin civil. “Për nëpunësit civilë aktualë të Drejtorisë së Përgjithshme të Prokurimeve të Përqendruara, në rastin e ristrukturimit të institucionit, zbatohen dispozitat e legjislacionit për nëpunësin civil. Deri në fillimin e funksionimit të plotë të Agjencisë, sipas këtij vendimi, Drejtoria e Përgjithshme e Prokurimeve të Përqendruara vazhdon funksionimin e saj sipas strukturës dhe organikës së miratuar”, thek- son vendimi i qeverisë. BLERJET

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara do të marrë në dorë prokurimet e rëndësishme nga 1 janari i vitit të ardhshëm, blerje që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e automjeteve apo mirëmbajtjen e rrugëve. “Agjencia e Blerjeve të Përqendruara planifikon dhe kryen procedurat e prokurimit për mallrat dhe shërbimet e mëposhtme, duke filluar nga data 1 janar 2019: a) Riparim, mirëmbajtje e sistemit ngrohje- ftohje; b) Riparim dhe mirëmbajtje automjetesh; c) Mirëmbajtje impiantesh elektrike; ç) Shërbim i ruajtjes dhe sigurisë fizike; d) Blerje artikujsh ushqimorë; dh) Blerje pajisjesh kondicionimi; e) Shërbim gjelbërimi; ë) Shërbim mirëmbajtjeje rutinë dhe dimërore të rrugëve”, thekson vendimi i qeverisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.