BASHA: RAMA KËRCËNOI PEDAGOGËT, DUHET AUTONOMI E PLOTË AKADEMIKE

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka reaguar pas gjuhës së përdorur nga Kryeministri Rama me senatin e Universitetit të Tiranës. Në një reagim për mediat, Basha e cilësoi si fyese dhe kërcënuese gjuhën e përdorur nga kreu i qeverisë, duke theksuar se për arsimin ka vetëm një zgjidhje: autonomi e plotë akademike, financiare dhe administrative. “Nuk ka pamje më të trishtë se një Kryeministër i ulur në krye të vendit duke u dhënë leksion profesorëve të ulur si nxënës në auditor, duke i marrë në pyetje e duke u dhënë edhe lejen të flasin apo jo. Kryeministri që mbledh Senatin e Universitetit, kërcënon dhe fyen pedagogët, përqesh dhe denigron profesorët, është dëshmia e “pavarësisë” falso e universitetit publik, ku rrogat i vendos ministri, strukturën e shkollave e vendos ministri, programet i vendos ministri, madje edhe ditën e fillimit të vitit shkollor e vendos ministri. Ka vetëm një zgjidhje për arsimin e lartë: autonomi e plotë akademike, financiare dhe administrative. Ka vetëm një zgjidhje për arsimin e lartë: universitete jofitimprurëse, jashtë kontrollit të qeverisë dhe të pronarëve”, deklaroi Basha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.