Rama fermerëve të Korçës: Mos mbillni patate

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Për Kryeministrin Rama, problemi më i madh që kanë fermerët sot është mungesa e tregjeve për të shitur prodhimet e tyre. Duke hequr përgjegjësinë për këtë situatë të krijuar, Rama drejtoi gishtin e akuzës nga vetë fermerët, të cilët, sipas tij, kultivojnë produkte që më pas u mbeten stok. Për ta konkretizuar këtë, ai solli në vëmendje atë që po ndodh sot në Korçë, ku fermerët ankohen për mosshitjen e patateve. “Ka disa arsye, pse ata që kanë mbjellë patate në atë zonë, duhet të heqin dorë nga mbjellja e patates dhe nuk duhet të mendojnë se patatja nuk u shitet, ngaqë shteti nuk është në gjendje të bëjë të mundur shitjen e saj. Por ka disa arsye; është një patate e bardhë që, së pari, është më pak e preferueshme se patatja e verdhë e Kukësit, së dyti, del në momentin kur del patatja e dytë e Divjakës”. Këtë deklaratë, Kryeministri e bëri gjatë një takimi me studentët e Universitetit Bujqësor ku njoftoi edhe shkrirjen e drejtorive të Bujqësisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.